Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

Email Shtyp pdf

Emri e mbiemri: Prof. dr. Sabile Keçmezi - BASHA


E-mail:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it
Telefoni:
++381 38 243078
mob.+377 44 135201


Vendi dhe datëlindja
Koretin, Dardanë ( Kamenicë),
Kosovë,  24. IV. 1954
Niveli arsimor:
Shkollën fillore e mbaroi në Koretin.
Shkollën e mesme- gjimnazin në Dardanë (Kamenicë), 1973.
Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, 1977.
Tezën e magjistraturës “Zhvillimi organizativ i PKJ-së në Kosovë 1945-1948”,  e mbrojti në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1980.
Disertacionin e doktoratës "Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë 1945-1966"  e mbrojti në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1984.
The United States Institute of Peace, diplomë “Developing Good Governance”,Warrenton, Virginia, qershor 2002.


Përvojat profesionale  dhe thirrjet shkencore:
Këshilltare shkencore 2005 – Instituti i Historisë- Prishtinë;
Bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Edukimit – (Studime gjinore, Historia e shkencave).
Fusha e interesimeve shkencore
Zhvillimet historiko-politike në Kosovë 1945-1990.
Të burgosurit politikë në sistemin ish-komunist në ish- Jugosllavi.
Transicionet post-komuniste dhe pas luftës së UÇK-së në Kosovë.
Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999.
Projektet shkencore dhe të tjera:
Veprimtaria shqiptare ilegale në Kosovë 1947- 1968;
Marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës 1966-1981;
Masakrat serbe në rajonin e Prishtinës 1997-1999;
Diferencimet ideopolitike në Kosovë 1981-1990.
Përzgjedhje nga bibliografia e punimeve  të botuara shkencore:
Conference on inclusion in Higher Education, organizuar nga Canadian International Development Agency, 9-10 shkurt 2006, Prishtinë


Punimet në revista shkencore:
Gazeta “Zëri i Kosovës” dhe angazhimi i saj për ngritjen e ndërgjegjes dhe unitetit kombëtar”,
“Gjurmime Albanologjike-seria e shkencave historike”, Prishtinë 2005;

Gjendja organizative e PKJ-së në Kosovë 1945-1948”,
“Kosova”, nr. 1l, 1982;
Struktura kombëtare dhe sociale e anëtarëve të PKJ- së në Kosovë 1945-1948”,
“Kosova”, nr. 12, 1983;
Gjendja organizative e PKJ-së në Kosovë 1948-1952”,
“Kosova”, nr. 13-14, 1985;.
Konferenca IV krahinore e PK të Serbisë për Kosovë e Metohi”, “Kosova”, nr. 16, 1987;
Trajtimi i çështjes kombëtare në dokumentet partiake me aksent të posaçëm në ato të Kosovës”, Përparimi, nr. 3,1988;
Proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve”, Bota shqiptare, nr. 4. Tiranë, 1991;
Zhvillimi i kulturës në Kosovë”, Bota shqiptare, nr. 10, 1993, Tiranë;
Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj anëtarëve të organizatave ilegale shqiptare në Kosovë pas vitit 1945”, “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej”, ASHAK, Prishtinë, 1995;
Format dhe mënyrat e shtypjes me qëllim të shpërnguljes dhe asimilimit”, “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës  1877-1995”, Prishtinë, 1997;
Eksodi masiv pasojë e shtypjes dhe e terrorit serb”, “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995”, Prishtinë,1997;
Mbyllja e institucioneve të arsimit, shkencës, kulturës dhe të shëndetësisë”, “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-195”,Prishtinë, 1997;
Formimi dhe veprimtaria e ONDSH-së në Kosovë 1945-1947”,“Kosova”, nr. 18, Prishtinë, 1997.


Botime të veçanta:
Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë  më 1945-1966”, Prishtinë, 1987;
Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948”, Prishtinë 1998;
Lëvizja patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, (ribotim),  Shkodër 1999;
Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Prishtinë 2003;
Punime shkencore në dorëshkrim:
Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990”;
Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë 1945-1990”;
Drejt ekuilibrimeve gjinore” (në koautorësi); 

Gjuhët e huaja
Rusisht, anglisht (pasive), serbisht dhe gjuhet e tjera sllave  
 
Prof.dr. Sabile Keqmezi-Basha ka botuar edhe disa dhjetëra punime profesionale dhe publicistike në gazeta dhe revista që janë botuar në Kosovë, Maqedoni dhe Evropë. Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore.