Prof. dr. Jusuf Bajraktari

Email Shtyp pdf

Emri e mbiemri: Prof. dr . Jusuf Bajraktari

 


Email:

Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it

Telefoni: 

++38138512392
Data dhe vendi i lindjes
 27.3.1948, Morinë, Gjakovë

Fazat e shkollimit:

Më 1962 mbaroi shkollën fillore në Ponoshec.
Më 1966 gjimanzin në Gjakovë. 
Më 1973 Fakultetin Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë.
U magjistrua më 1980 në temën: “Plenumi i Brionëve dhe jehona e ndikimi i tij në Kosovë”, Fakulteti Filozofik, Prishtinë..       
Tezën e doktoratës “Gjakova me rrethinë në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (1878-1912)” e mbrojti më 1985 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës..
 
Përvoja e punës në arsim:

1966 - 1967 mësues në shkollën fillore në Ponoshec.

1971-1973 arsimtar i historisë në shkollën e mesme ekonomike,  shkollën e mesme teknike dhe në gjimanzin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.     

1973-1978 bashkëpunëtor profesional në Sekretariatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës në Prishtinë

Prej 1.2.1978 e deri më sot punon në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Nga janari i vitit 2000 është drejtor i Institutit.  

 
Fusha dhe periudha e interesimeve shkencore:

Periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe e pas LDB-së.
Funksione publike:


Deputet i Parlamentit të Kosovës 1992-1998

Monografi të botuara:

Gjakova me rrethinë në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (1878 - 1912), Prishtinë, 1998.

Punime të botuara në Revista Shkencore:
 
BRKJ dhe zhvillimi i Lëvizjes së Rinisë në Kosovë në periudhën mes dy luftërave botërore, “Kosova”, nr. 8, Prishtinë, 1979;
Lidhja e Komunistëve e Kosovës më 1966-1974, “Kosova”, nr, 11, Prishtinë, 1982;
Gjakova dhe rrethina në vitet 70-ta të shekullit XIX, “Kosova”, nr.15, Prishtinë, 1986;
Rrënjët historike të autonomisë së Kosovës, “Rrjedhat”, Gjakovë, 1990;
Albanske zrtve na Kosovu nakon Drugog svjetskog rata sve do Briunskog plenuma, Kosovo, Zrtva, Viktimologija, Zagreb, 1991;
Format e gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nëpërmjet aksionit të mbledhjes së armëve (1913-1993), Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, ASHAK, Prishtinë, 1995;
Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve në fund të shekullit XIX, “Studime”, nr. 2, ASHAK, Prishtinë, 1995;
Aneksimi i Kosovës nga Serbia më 1945, Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996;
Relacionet e Isa Boletinit me Bajram Currin, Edicioni Isa Boletini dhe koha e tij, Prishtinë, 1998;
Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “Kosova”, nr. 20/21, Prishtinë, 1998/99;
Roli i Kosovës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, sesion shkencor, Prishtinë, 22.11.2002 dhe Konferenca shkencore në Tiranë, 27.11.2002; Studime Historike, Tiranë, 2003;
Haxhi Zeka figurë emblematike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, “Kosova” 22/23, Prishtinë, 2003;
Fadil Hoxha personofikon historinë 50-vjeçare të Kosovës, “Kosova” 22/23, Prishtinë, 2003;
Rrethanat politike e shoqërore në Vilajetin e Kosovës në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Prishtinë, 2003.
Punime shkencore në dorshkrim:
Kosova nga Plenumi i Brionëve deri më 1981.
Bajram Curri në Historiografinë shqiptare.
Një jetë në shërbim të shkencës (kushtuar prof. Bujar Hoxhës)

Bashkautor në tekstet shkollore:
 

Historia për klasën II të shkollës së mesme, Tiranë, 1996;

Historia për kalsën II të shkollës së mesme, Prishtinë, 1996;

Historia për klasën III të shkollës së mesme, Tiranë, 1997;

Historia për klasën III të shkollës së mesme, Prishtinë, 1997;

Historia 10 për gjimanzin matematikë-informatikë dhe gjimnazin e shkencave natyrore, Dukagjini, 2002;

Historia 10 për gjimanzin matematikë-informatikë dhe gjimnazin e shkencave natyrore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003:

Historia 11 për gjimnazin e përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

Historia 12 për gjimnazin e përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.

 
Pjesëmarrja në konferenca dhe seminare ndërkombëtare

Seminari për kulturën dhe historinë bullgare në Sofje, gusht 1978;

Seminari i organizuar nga Pakti i Stabilitetit për mësimdhënien e historisë te pakicat kombëtare më 23-25.5.2002 në Branschweig të Gjermanisë;

Seminaret që ka organizuar MASHT-i për mësimdhënie dhe hartimin e planprogrameve mësimore;

Konferenca shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në historinë e kombit shqiptar”, (Prizren, 9-10.6.2003);

Simposiumi ndërkombëtar me rastin e 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe epoka e tij”, Prishtinë, 21.11.2005;

Konferenca shkencore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Evropa”, Tiranë, 9-10.12.2005.

 
Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e programeve të historisë 
 
Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të lartë në klasat:

6 dhe 10 (2003)

7 dhe 11 (2003-2004)

8 dhe 12 (2004-2005)

5, 8 dhe 13 (2005-2006)

 
Gjuhët e huaja
 

Gjuhët

Komunikim

Lexim

Shkrim

Frenge

mirë

mirë

mirë

Serbe

Shumë mirë

Shumë mirë

Shum mirë

 
Prof.dr. Jusuf Bajraktari ka botuar edhe disa dhjetra punime profesionale dhe publicistike në gazeta dhe revista në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Evropë dhe SHBA Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione, konferenca dhe simposiume shkencore brenda dhe jashtë Kosovës.